Krasniqi: LDK-ja e ka përbuzur Vjosën gjithmonë, tash po e keqpërdorë

Frashër Krasniqi ka thënë se LDK-ja gjithmonë e ka përbuzur Vjosa Osmanin, ndërsa tani janë duke e keqpërdorur, përcjellë Periskopi.

Sipas tij, në kohën kur Osmani ishte e zëshme në Kuvend, partia e saj ia kishte dhënë numrin 83 në listë dhe me këtë e ka përbuzur.

“Në momentet kur Vjosa ka qenë më e zëshme, LDK-ja e qet me numrin 83 në listë. Ka njerëz që për mendimin tem e kanë duru një përbuzje që ju ka bo dhe të tjerë që nuk e kanë duru.

Për mu ardhja e Vjosës si kandidate nuk është shprehje e ndryshimit, por e menaxhimit. Është veç përdorim taktik i një figure që e ka përbuzë gjatë gjithë kohës”, tha Krasniqi.

SHPËRNDAJE