Krasniqi për ‘Bac, ja shkela’: Adem Jasharin mos e përdorni për teke e marifete

Jakup Kransiqi ka reaguar ndaj fotografisë së përdorur të Adem Jasharit, për ta modifikuar të famshëm ‘Bac, u kry’ në ‘Bac, ia shkela’.

Ai shkruan se figura e Adem Jasharit nuk duhet të përdoret për teke dhe marifete të askujt.

Ja shkrimi i tij ën FB:

EDHE BACI DINTE T’IA SHKELTE!

Të gjallët, të rinj apo të vjetër, në çdo kohë e kanë për obligim t’i nderojnë personalitetet kombëtare të së djeshmes, e sidomos kjo duhet të vlen për Adem Legjendarin. ADEM LEGJENDARI nuk mund të bëhet i përdorshëm për teket e marifetet e askujt në ditët e sotshme. E sidomos nuk guxon të përdorët Portreti i tij për çështje të tilla pa shprese e zhgënjimi. Pasi ai edhe në rrethana më të rënda as nuk e humbi shpresën e as u zhgënjye dhe nuk ia shkeli kurrë që ta lente Kosovën nën çizmen e huaj.

Për gjera të tilla, në ditët tona mund dhe duhet të përdorën portretet e të gjithë atyre që e kanë kërkuar qeverisjen e vendit, e sidomos këta të viteve të fundit!

Po, këta e meritojnë!

Me e para portretit të Adem Legjendarit, kërkohet vetëm nderimi dhe përkulja!

SHPËRNDAJE