Krasniqi për Vuçiq: Si mund të normalizohen raportet kur ai është i çmendur

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vuçiq, ku tha se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar.

Ai tha se si mund të flasim për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur, i cili mohon qartë genocidin dhe masakrat kundër civilëve, të cilat janë kryer haptas në Kosovë.

Postimi i plotë:

“Si mund të flasim për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur, i cili mohon qartë genocidin dhe masakrat kundër civilëve, të cilat janë kryer haptas në Kosovë?!

Gjithashtu, turp për të gjithë zyrtarët e BE për mosreagimin ndaj këtyre ofendimeve të tmerrshme.

SHPËRNDAJE