Krasniqi: Qeveria të kërkojë falje për arrestimin e hoxhallarëve

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ishin liruar nga akuzat për vepra penale të terrorizmit katër imamët Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllam Mazllami si dhe Fuad Ramiqi.

Në lidhje me këtë, në një intervistë për lajmi.net ka folur imami i rikthyer si ligjërues në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi.

Ai ka thënë se arrestimi i këtyre imamëve, ashtu si arrestimi i tij, kanë qenë shou politik dhe mediatik.

“I njëjti ka qenë, identik i njëjti, edhe shprëndarja nëpër qytetet të ndryshme ka qenë e studiuar mirë, në mënyrë që të shprendahet fushata anti-islame, për atë kohë flasim, sepse kjo kohë është tjetër”, ka thënë ai.

“ Me i zgjedh disa imamë më eminent e më të dalluar. I kanë zgjedhur disa imamë në Pejë, Mitrovicë, Prizren e pastaj në Prishtinë janë ndalur tek unë. Krejt kanë qenë aktakuza qesharake, që nuk ia ka vlejt me u marr as hetuesia as shteti as mediat. Kurrë nuk ka ndodhur një pushtet i cili don me e çu shtetin përpara, dhe nuk ka çka bon, e me iu qepu hoxhallarëve. Ka ndodhur e kundërta , me i përdor hoxhallarët me i përdor shtetin përpara”, ka shtuar Krasniqi

Sipas Krasniqit, të gjitha periudhat historike shqiptare, faktorë kryesorë i kanë pasur imamët.

“Shembull Ahmet Zogu është i padëshirur tek shqiptarët, por i ka përdorur hoxhallarët kur ka pasur zbehje të pushtetit. Çdo pushtet në botë i përdor, sepse kanë një pjesë të madhe të xhematit. Mos të flasim për  fetë tjera, Serbia i ka përdor klerikët fetarë. Pastaj i kanë përdorur në luftëra, masakra e tjera. Krejt bota i përdor, edhe nëse është shtet laik ose shtet islam. Të qenurit laik nuk do të thotë mos me u konsultu me njerëzit që kanë ndikim në shoqëri, e ata janë hoxhallarët. Këta e kanë bërë të kundërtën”, ka thënë Krasniqi

“Prej Lidhjes së Prizrenit, tre burrat kyç, Imer Prizreni, Haxhi Zeka e Abdyl Frashëri, tret kanë qenë fetar. Çdo proces që është bërë për fe e për atdhe, hoxhallarët kanë qenë në top lista, e pse mos të jenë edhe sot me e qu vendin përpara? Turp është të thuhet se hoxhallarët nuk e duan vatanin”, thotë ai.

Sipas Krasniqit, personat përgjegjës për arrestimin dhe gjykimin e imamëve, duhet të kërkojnë falje publike.

“As tash nuk është vonë, me dal qeveria ose kushdo që duhet me dalë e me kërku falje e me thanë na bëni hallall që iu kemi nxjerr të idhët  e paskemi gabuar. Nuk është dashur hoxhallarët të futen në burg”, ka thënë ai./Lajmi.net/

 Intervista e plotë:

SHPËRNDAJE