Kredi pa kamatë për bujqit e Mitrovicës

Bujqve të Mitrovicës, do t’iu lehtësohet puna. Komuna ka arritur marrëveshje me një bankë për t’iu dhënë kredi atyre, derisa vetë do ta mbulojë interesin.

Duke e pas bujqësinë prioritet në këtë mandat të qeverisjes së tij, që është i dyti me radhë, kryetari Bahtiri ka nënshkruar një marrëveshje me përfaqësuesin e BPB-së, Artan Sadiku, zëvendës kryeshef ekzekutiv, për kreditimin e fermerëve të Komunës së Mitrovicës, për të cilët Komuna do të paguaj interesat e kredive (kamatën) që fermerët do i marrin nga BPB-ja. Me marrëveshjen e nënshkruar fermerët nuk do të paguajnë asnjë cent për shërbimet administrative.

Komuna dhe BPB-ja me këtë marrëveshje mjanë pajtuar që shuma minimale për kreditë e dhëna të jetë 5.000 euro, ndërsa ajo maksimale 10.000 euro, kurse në raste të veçanta, kur fermeri ka projekt të madh e të rëndësishëm, shuma mund të arrij deri në 50.000 euro. Me rastin e dhënies së kredive për fermerët, BPB do të merr parasysh vlerësimin e Komisionit Komunal për caktimin dhe zgjedhjen e fermerëve të cilët financohen sipas kësaj Marrëveshje.

Kohëzgjatja për kthimin e kredisë,është tre deri në katër vjet. Shuma e përgjithshme e kredisë që do të jep BPB-ja arrin minimumi në një milion euro, ndërsa që Komuna do të paguaj obligime për kamata, të cilat do të jenë të volitshme, rreth 80.000 euro.

SHPËRNDAJE