Krijimi i ushtrisë së Kosovës po ‘çmend’ Serbinë, ja çfarë po ndodh atje

Miratimi i draft-ligjit për krijimin e ushtrisë kosovare nga ana e Komisionit Parlamentar për Mbrojte, Sigurisë dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ka ngjallur reagime edhe në mediet beogradase.

E përditshmja “Kurir” ia ka kushtuar një shkrim të vecant këtij vendimi të parlamentarëve kosovarë.

“Kosovskoj skupštini prosleđeni Nacrti zakona o KBS, Srpska lista se oštro protivi: To jasno ukazuje na stvaranje Vojske Kosova”, është titulli në gjuhën serbe të këtij të përditshme.

Ata kanë cituar deputetin e Listës Srpska, Zoran Mojsiloviq i cili është shprehur kategorik kundër kësaj çështje.

“Po shihet qartë se më këto tri projektligje po bëhet FSK-ja ushtri pavarësisht që nuk po i ndërrohet emri”, është shprehur ai. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE