Kroacia kërkon 45 mijë punëtorë për sezonin e verës

Gazetari Adriatik Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar që shteti kroat është duke i kërkuar 45 mijë punëtor.

Këta punëtor sipas gazetarit Kelmendi, do të angazhohen për të punuar në sezonin e verës, sezon turistik ky në Kroaci.

Ky është statusi i tij.

“Veç një qartësim: Kroacia ka shpallur zyrtarisht ftesën për t’i pranuar 45 mijë punëtorë me viza pune. Administrata e ambasadës kroate është duke punuar me orar të zgjatur se iu duhet t’i përmbushin kërkesat e bizneseve kroate të cilat po i bëjnë trysni që punëtorët të jenë në Kroaci para sezonit veror.

Pra, ata po shkojnë legalisht për të punuar në Kroaci, me kërkesë të qeverisë kroate.
Se nuk mund te presin derisa disa nga këta që janë në qeverinë e Kuvendin e Kosovës t’i punësojnë të gjithë djemtë, çikat, kunatat e baxhanakët…

Kështu që, sidomos deputetët që i kanë punësuar familjarët e tyre s’kanë çka flasin hiç për këtë temë! Kapak!” shkruan Kelmendi.

SHPËRNDAJE