Kroacia si kryesuese e BE’së mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Kroacia që aktualisht mban presidencën rotative të Bashkimit Evropian ka deklaruar se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barisic sot në një takim me ministrin në detyrë Blerim Reka.

Barisic përsëriti përkrahjen e Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës dhe mbështetjen e saj për heqjen e vizave për kosovarët.

Ajo informoi ministrin në detyrë të Integrimit Evropian për datën e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Zagreb, se edhe pse ishte paracaktuar të mbahej në javën e parë të majit, data e samitit shtyhet për qershorin e vitit 2020 për shkak të shpërthimit të Covid-19.

Lidhur me këtë, Barisic theksoi se në bashkëpunim me Presidentin Evropian Charles Michel, po përpiqen të gjejnë datën e re në qershor, për të organizuar Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb.

SHPËRNDAJE