Kroati Modric tronditë botën e futbollit

Mesfushori kroat, Luka Modric tha se po të kishte mundësi do të ndryshonte të gjitha trofetë e fituara me klubin e tij për një titull të Kupës së Botës.

Kupa e Botës është vetëm një ditë larg dhe Modric së bashku me Kroacinë shpresojnë të bëjnë befasinë duke shkuar sa më lartë në këtë kompeticion, shkruan GazetaBlic.

“Unë do të bëja një gjë nëse do të ishte e mundur, do të jepja gjithçka për t’u kthyer nga Rusia me një rezultat të shkëlqyeshëm”, tha kapiteni i ekipit kroat.

Kroacia ndodhet në grupin D të Kupës së Botës bashkë me Islandën, Argjentinën dhe Nigerinë. Modric e cilëson këtë grup si mjaft të vështirë.

“Grupi është i vështirë dhe i komplikuar, Nigeria, Islanda dhe sidomos, Argjentina, janë kundërshtarë të vështirë, por ne kemi gjithashtu një ekip të shkëlqyeshëm dhe gjithashtu do të jetë e nevojshme të kemi pak fat”.

Kroacia ndeshjen e parë në Kupën e Botës e zhvillon me 16 qershor ndaj Nigerisë.

 

SHPËRNDAJE