Kryeinspektori i arrestuar është njëri prej eksponentëve të Sami Lushtakut (Foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar kryeinspektorin e  Inspektoratit të Punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu.

Arrestimin e tij e ka raportuar portali Indeksonline, që thotë ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mirëpo, kryeinspektori i punës i arrestuar sot, mësohet se është kryetar i një nëndege të PDK-së në fshatin Gradicë të Drenicës.

Nga foto e tij në Facebook, shihet se ai është person shumë i afërt më kryetarin e degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ky së bashku marrin pjesë në shumë aktivitete.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE