Kryeministri Haradinaj e kryetari Bahtiri vizituan Trepçën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me ministrin për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, kanë takuar sot menaxhmentin e Kombinatit “Trepça’’ në Mitrovicë, me ç’rast diskutuan rreth situatës aktuale në këtë Ndërmarrje, punën që duhet bërë këtu në të ardhmen, si dhe mundësitë për zbatimin e ligjit për Trepçën të miratuar kohë më parë.

I pranishem në këtë vizit ishe edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Fillimisht kryeministri Haradinaj potencoi rëndësinë e madhe në shumë aspekte që ka ky gjigant.

Ai tha se vizita e tij me bashkëpunëtorë sot këtu, duhet të kuptohet nga të gjithë pa dallim si gatishmëri që të fillohet me punë.

Sipas kryeministrit është e patolerushme vonesa e krijimit të Bordit mbikqyrës për Trepçën, por poashtu është e patolerueshme edhe lejimi i statusit të Trepçës si Kompani e paregjistruar.

Ai theksoj obligimin e qeverisë ndaj minatorëve, duke përmendur kështu edhe kategorizimin e pagave, përvojën e minatorëve si dhe në punësimin e fëmijëve të tyre.

Në anën tjetër, menaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava, theksoj se emëruesi i përbashkët i të gjitha problemeve dhe sfidave të kohës në këtë Ndërmarrje është mos zbatimi i Ligjit.

Ai shtoj se përkundër kësaj, Ndërmarrja në aspektin financiar është në një gjendje të qëndrueshme, dhe këtë angazhim në këto rrethana të mbijetesës po tenton ta ruan.

Në fund kryeministri Haradinaj se bashku me kryetarin Bahtiri dhe me bashkëpunëtorë të tjerë pas vizitës së menaxhmentit vizituan edhe disa prej punëtorëve në minierën e Stantërgut.