Kryeministri Haradinaj jep lajmin e madh për mjekët

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në ditën e fundit të vitit ka vizituar Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka shkuar për t’ia shprehur mirënjohjen personelit shëndetësor që punon edhe në ditë festash.

I pari i Qeverisë ka thënë se me Ligjin për Paga do të ketë lajme të mira për sektorin e shëndetësisë.

Kryeministri Haradinaj, në prag të ndërrimit të moteve, paraprakisht vizitoi zjarrfikësit e Kosovës, për t’iu shprehur edhe atyre mirënjohje për punën e tyre.Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:Aty ku frymon jeta, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkova për t’iu shpreh mirënjohen për punën e madhe personelit shëndetësor dhe të gjithë atyre që janë në shërbim të qytetarëve edhe në ditë feste.

Jam krenar që gjendja në shëndetësi po ndryshon gradualisht.Me ligjin për paga, nga i cili përfitojnë profesionistët shëndetësor dhe me rritjen e buxhetit, lajme të mira po vijnë edhe për këtë sektor. Vendimet e mëdha për vendin dhe qytetarët tanë do ta karakterizojnë edhe vitin para nesh!

SHPËRNDAJE