Kryeministri Haradinaj me një veprim të pabesueshëm ditën e 28 nëntorit

Kryeministri Ramush Haradinaj për nder të festës së 28 Nëntorit u ka dërguar nga një ëmbëlsirë policëve në detyrë.

“Sot, në nderim të punës së tyre të palodhshme, nga një ëmbëlsirë policëve për festë. Tradita vazhdon”, ka shkruar Haradinaj.

Që nga marrja e postit të kryeministrit, Haradinaj zakonisht në festa ka vizituar pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

SHPËRNDAJE