Kryeministri Haradinaj në Veri, takohet me Milan Radojiçiq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka qëndruar në Veri të Mitrovicës ku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit serb.

Burimet e pakonfirmuara të Indeksonline thonë se Haradinaj është takuar me serbët e kësaj ane pas zhvillimeve të fundit.

Në mesin e atyre që i takoi Haradinaj ka qenë edhe Milan Radojiçiq, një emër i njohur për serbët e kësaj ane.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Të hënën Njësia Speciale e Policisë së Kosovës arrestoi Shefin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pasi ky i fundit hyri në Kosovë në mënyrë ilegale.

SHPËRNDAJE