Kryeministri Haradinaj nuk e ka pritur këtë goditje nga Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, Qeverinë Haradinaj po e quan si më të brishtën që nga shpallja e pavarësisë. Thotë se luftimi i korrupsionit, si kusht për liberalizim të vizave, është kthyer prapë nga Bashkimi Evropian, derisa sipas tij, ky kusht ishte hequr në kohën kur udhëhiqte Mustafa.
Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka shkuar se Kosova ka qeverinë më të dobët dhe më të brishtë që nga shpallja e pavarësisë.

Mënyra sipas tij është themeluar koalicioni qeverisës e determinon progresin e dobët të qeverie.

“Me këtë përbërje që ka Qeveria, asnjë projekt madhor nuk mund të shtyjë përpara. Presioni nga partnerët e vegjël të koalicionit është e natyrshme që e bënë qeverinë jofunksionale.

Këto 100 ditë të qeverisjes njihen vetëm për numrin enorm të zëvendësministrave, gati nga një në ditë i emëruar, dhe nuk dihet kur do të përfundojë”, ka shkruar ai.

Hoti thekson se ata nuk e kanë parë asnjë nismë madhore legjislative që ka nisur kjo qeveri. Vendi siç shkruan ai, po shënon stagnim.

Ndër tjerash, Hoti thekson se luftimi i korrupsionit, si kusht për liberalizim të vizave, është kthyer prapë nga Bashkimi Evropian.

Ky kusht ishte hequr gjatë Qeverisë Mustafa pasi konsiderohej se Qeveria kishte treguar përkushtim serioz në luftimin e kësaj dukurie gangrenë për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

SHPËRNDAJE