Kryeministri Haradinaj për gjeneralin Rama: Le të merret sa më shumë me punët e Ushtrisë …

Ishin shokë në luftë, por kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i ka mbet fortë hatri si duket në Komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama, i cili i ka shkruar letër presidentit të Kosovës Hashim Thaçit lidhur me anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan në Kosovë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

“Unë e kam kolegë, Komandantin, por ai le të merret sa më shumë me punët e Ushtrisë dhe sa më pak të bëhet subjekt i mediave është më mirë për të, ndryshe ka shumë djem të ri që mund ta bëjnë këtë punë… ”, ka deklaruar Haradinaj, shumë i hatëruar në ish bashkëluftëtarin e tij Rrahman Rama, tani komandant i FSK-së.

Ndryshe ka thënë kryeministri se FSK-ja ka zëdhënës, dhe Komanadanti i FSK-së nuk ka nevojë të dal në media. Sa më pak që del në media, është më mirë për të, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj më herët me gjeneralin amerikan Orr

Krejt kjo ka ndodhur pas një letre që Rama i ka drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të cilin e njoftonte për anulimin e vizitës në Kosovë të Komandantit të Gardës Kombëtare IOWA nga SHBA, gjeneral major Timothy Orr. Kjo letër më pas ishte bërë publike në media. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE