Kryeministri Haradinaj sapo i hapi sytë sot mori një kërcënim për arrestim

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se asnjë protokoll nuk mund ta mbrojë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga arrestimi nëse ky i fundit viziton Serbinë.

Duke komentuar deklaratën e Haradinajt se është i gatshëm për të vizituar Medvegjën dhe se vizita e tij do të bëhej me protokoll dhe me leje të autoriteteve serbe, Stefanoviq ka thënë se Haradinaj e ka vendin vetëm në burg.

“Gjykatat tona e kërkojnë Haradinajn për krime të rënda dhe nuk ka protokolle që mund ta mbrojnë atë”, është shprehur Stefanoviq, përcjell Lajmi.net.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë).

Ai ka theksuar se Haradinaj figuron edhe në listën e INTERPOL-it dhe nuk do ta kursejnë asnjëherë.

Javën e kaluar kryeministri është ftuar të marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Vendlindjes 2018” në Medvegjë.

Ndërkohë të shtunën, këshilltari i tij, Avni Arifi, i ka thënë Lajmi.net se Haradinaj nuk do të jetë pjesë e këtij manifestimi. “Nuk ka bërë kërkesë e as nuk e ka planifikuar”, ka thënë Arifi.

SHPËRNDAJE