Në kuadër të vizitës në kompanitë e suksesshme të vendit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka paralajmëruar të vizitoj kompaninë Pestova –Vipa Chips, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Nga burime të gazetës merret vesh se arsyeja e vizitës së kryeministrit në Pestovë është rritja e eksportit që kjo kompani po bënë në tregun e Bashkimit Evropian, si dhe investimet e mëdha që kjo kompani po bënë në rritjen e kapaciteteve prodhuese në përpunimin e produkteve të patates.
Gjithashtu Haradinaj ka paralajmëruar vizitë edhe në pushtetin lokal si dhe në disa biznese në Vushtrri./Veriu.info/