Kryeministri Haradinaj uron qytetarët për Pashkët ortodokse

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ua ka uruar Pashkët ortodokse besimtarëve shqiptarë të këtij besimi, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Shqiptarëve ortodoksë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sinodit të shenjtë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët.

Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës dhe të së drejtës dhe na shërben si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

Me shëndet Pashkët ortodokse!

SHPËRNDAJE