Kryeministri Hoti arrin në Prishtinë, kontrollohet nga mjekët

Kryeministri Avdullah Hoti, ka arritur në Prishtinë, pas takimit të djeshëm në Bruksel

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, Hoti, ka bërë të ditur se i është nënshtruar një kontrolli rutinor nga mjekët, për shkak të COVID-19.

Kryeministri Hoti, ka falenderuar personelin mjekësor.

Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Të kujdesemi për veten dhe familjet tona, që mjekët tanë ta kenë më të lehtë.
Maska – Distanca – Higjiena personale.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3461726293888700