Kryeministri Hoti jep lajmin që po e presin të gjithë

Qeveria e Kosovës, sot ka marrë vendim të rikthejë disa nga masat kundër përhapjes së koronavirusit në vend.

Në një konferencë për media, kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar këto masa.

“Është përgatitur një plan i veprimit që sot miratohet në Qeveri që specifikon në detaje se cilat veprime do të ndërmarrin veprimet shëndetësore. Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00”, ka thënë Hoti.

“Do të krijojmë kapacitete shtesë me personel shëndetësor, duke mobilizuar në nivel vendi edhe ata që nuk janë të punësuar, e në veçanti në infermieri e mikrobiologji”.

“Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim virulogjik, do të krijohen kapacitetet brenda ditës, deri 500 teste brenda ditës. Të krijohen kapacitete në regjione. Do të blejmë edhe 100 mijë teste shtesë. Por, do të bëjmë një formë të prioritetit se kush do të testohetËshtë që të bëjmë buxhetin në dispozicion për të siguruar 100 mijë teste, deri në 500 mijë vaksina sezonale, për të siguruar vaksina COVID në lidhje me protokollet e OBSH-së kurdo që ajo është e gatshme. Për të blerë shtatë aparatura për testime virulogjike.

Tutje ai ka shtuar se, “do të mbyllen të gjitha lokalet nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe lejohet gastronomia vetëm në hapësira të hapura dhe ‘takeaway’”.

Ndërsa minuta më parë, vetë kryeministri ka konfirmuar se këto masa do hyjnë në fuqi që nesër.

“Masat e reja kundër covid-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen nga ora 18:00, sot.

SHPËRNDAJE