Kryeministri Kurti arrin në Tiranë, Rama e pret me ceremoni shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga homologu i tij shqiptar Edi Rama me ceremoni shtetërore në Tiranë.

Kjo është vizita e parë e shefit të qeverisë kosovare prej që mori detyrën javën e shkuar.

Kryeministri Kurti gjatë vizitë në Tiranë do të ketë takime të ndara me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Tiranë, Pallati i Brigadave – Ceremonia e mirëseardhjes së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti 🇦🇱🤝🇽🇰

Publiée par Edi Rama sur Lundi 10 février 2020

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE