Kryeministri Kurti bisedon me Ferdonije Qerkezin: Të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se gjatë ditës së sotme, ka biseduar me Ferdonije Qerkezin nga Gjakova, në ditën kur u mbushën 21 vite kur asaj iu rrëmbyen katër djemtë dhe burri.

Kurti përmes facebookut, ka thënë se të pagjeturit janë plagë që kullon ankth dhe se mungesa e drejtësisë është një krim i vazhdueshëm.

“Ky është një krim i vazhdueshëm pasi që është drejtësi e munguar. Të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi”, ka shkruar Kurti.