Kryeministri: Majlinda, Distria dhe Nora i dhanë sërish ngjyra flamurit të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar xhudistet kosovare për pjesëmarrjen në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai ka thënë se Majlinda, Distria dhe Nora i dhanë sërish ngjyra flamurit të Kosovës.

“Majlinda, Distria dhe Nora i dhanë sërish ngjyra flamurit të Kosovës në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Vajzat tona të arta korrën një tjetër sukses duke arritur në finale dhe duke fituar medalje të argjendta në këtë garë ndërkombëtare. Krenarë me ju, me talentin dhe përkushtimin tuaj, që Kosovës po i jep emër në botë. Urime!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.