Kryeministri nuk dorëzohet

Kryeministri Haradibnaj thotë se nuk do të dorëzohen deri në krishtlindje për të provuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në agjendën e Këshillit të Ministrave. Përfshirja në këtë agjendë është halli më i madh i kryeministrit, ndërsa ai siguron BE’në se asnjë qytetar nuk do të ikë nga vendi.

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se po bëhet fushatë e qëllimshme për të krijuar huti dhe për të penguar procesin e liberalizimit të vizave. Ai shprehet i bindur se asnjë qytetar nuk të largohet nga vendi pasi të hiqen vizat.

“Kjo është fushat e qëllimshme vetëm me krijua huti, me krijua po them ashtu argumente kundër dhënies së liberalizimit, nuk ik asnjë njeri prej këtij vendi. Njerëzit e Kosovës e dojnë më shumë vendin e vet, zori i ka detyruar në të kaluarën”, është shprehur Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit thotë se kosovarët do ta përdorin pozitivisht liberalizimin e vizave, dhe nuk do të ikin nga vend.

Haradinaj ka thënë se do t’u kërkojë kryeministrave të rajonit ndihmë që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në agjendën be Këshillit të Ministrave.

“Do t’u kërkoj ndihmën kryeministrave të rajonit, shpresoj kryeministrit të Qipros, Greqisë i cili ka dhënë prova për mirëkuptim për rajonin, Prenkoviqin, Borisovin, pra disave të Sllovenisë që edhe ata të lobojnë deri të hyjmë në rend dite”, ka thënë të shtunën Haradinaj për kp.

SHPËRNDAJE