Kryeministri s’e njeh zëvendësministrin që vet e ka emëruar

Qeveria e Kosovës numëron më shumë se 80 zëvendësministra. Ata janë emëruar nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ende nuk i njeh të gjithë. As pas nëntë muajsh emrat e zëvendësministrave janë të panjohur për Haradinajn. Kështu i ndodhi edhe sot.

————————————————————————————–
Kur ushtari i UÇK-së e zbulon se KFOR-i ka vendosur tela me rrymë në Urën e Ibrit për t’i penguar shqiptarët të kalojnë në veri:

————————————————————————————–

Në mbledhjen e Qeverisë Haradinaj nuk e njohu njërin nga ta. Është zëvendësi i ministrit të Financave, Mustafë Grainca, të cilin nuk e njohu kryeministri.

Grainca në mungesë të shefit të tij Bedri Hamza mori fjalën në mbledhjen e Qeverisë. Por Haradinaj u desh ta pyesë për emrin. E në ndihmë i doli zëvendësi i Haradinajt, Fatmir Limaj që ia tregoi emrin e zëvendësministrit të panjohur për kryeministrin.

SHPËRNDAJE