Kryeministrja serbe kërkon që sa më parë të formohen komunat me shumicë serbe

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, ruajtje të paqes dhe stabilitet në rajon, duke mos harruar integrimin e saj evropian.

Ajo shtoi se Serbia do të vazhdojë të sillet në mënyrë konstruktive dhe të insistojë në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të diskutueshme nëpërmjet dialogut.

Brbaniq ka folur për rëndësinë e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve në Bruksel, duke thënë se para se gjithash duhet që sa më shpejtë që të jetë e mundur të bëhet formimi i komunave serbe, duke shtuar se Serbia nuk do të përshtatet në lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Këto komente Brnabiq i bëri në ‘Forumin Strategjik’ që mblodhi së bashku zyrtar të lartë të BE-së, vendet e rajonit dhe organizata ndërkombëtare.

SHPËRNDAJE