Kryeqyteti turk, Ankara ndriçohet me ngjyrat e Kosovës

Në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ngjyrat e saj nuk kanë munguar as në kryeqytete të tjera, në qendër të kryeqytetit Turk, në Kullën e Ankarasë, ka ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Ambasadori i Kosovë në Turqi, Ilir Dugolli, ka shpërndarë një fotografi nga kryeqytetin turk, Ankara, ku shihet duke ndriçuar me ngjyrat e Kosovës.

“Kulla historike e Ankarasë, Atakule duket e bukur këtë mbrëmje dhe unë isha aq i lumtur që bëra këtë foto me një sfondi blu të përshtatshëm! Faleminderit shumë, për t’u bashkuar me ne ndërsa festojmë Ditën tonë të Pavarësisë!” ka shkruar Dugolli.

SHPËRNDAJE