Kryeshefi i Telekomit fol për menaxhim të mirë, por tregon se paga e tij është mbi 5 mijë euro në muaj

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka folur për gjendjen e korporatës dhe ndryshimeve që janë bërë në bordin e saj, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Istrefi në emisionin “Debat Plus” ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari e cila ka thënë se ka gjakderdhje në Telekomin e Kosovës.

“Gjuha cila është duke e përdorë është shumë e randë jashtëzkonisht e randë, mendoni se secila familje ka të punësuar aty dhë të dëgjoj fjalë si gjakderdhje. Telekomi për çfarë gjakderdhje je tu fol, gjakderdhja është që për 3 vite po paguan qerat e postës së Kosovës, kemi dorëzu plan konkret, për çfarë gjakderdhje po fol kur hala pagat nuk i kam transferu”, u shpreh ai në Debat Plus.

Istrefi thotë se pagën e ka 5,180 euro por që ka kërkuar edhe nga bordi i kaluar që të ulet paga e tij dhe të tjerëve.

“Nëse është e nevojshme të shkohet me pagë minimale për mua, un pasi kam marrë pozitën, kam kërkuar nga bordi i drejtorëve të ulen pagar duke përfshirë edhe pagën time deri në 60% sepse jam i pari që dua të reflektoj, ka thënë Istrefi./Veriu.info

SHPËRNDAJE