Kryeshefi i Ujësjellësit apelon për kursim të ujit, tregon për mungesën e tij në botë

Ilir Abdullahu, kryeshef në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina” ka shkruar për mungesën e ujit në botë.

Abdullahu ka shpalosur statika për vështirësitë që kanë njerëzit në botë për qasjen në ujin e pijes.

Ai ka apeluar që të kursehet edhe në Kosovë.

“Ne nuk do te dëshironim qe liqenet tona ti kemi si ne vitin 2014 kur popullata shkonte drejt asaj qe quhet dita zero(dita kur ne krojet tona nuk do te rridhte me ujë), e cila edhe mund te përsëritet ne dekadën qe po futemi. Akumulacionet tona janë te varura vetëm nga reshjet (shiu dhe bora) dhe po te mos kemi ne periudha te gjata atëherë rezervarët tona do te jene te zbrazura”, ka shkruar Abdullahu.

Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të tij:

Tema e sivjetme e Dites Boterore te Ujit :

“Uje per te gjithe”

Këtë vit tema është fokusuar ne trajtimin e krizës se ujit duke prekur grupet e margjinalizuara, duke përfshirë gra, fëmijë, refugjate, dhe shume te tjera.

Uji është thelbësor

Qasja në ujë dhe kanalizime është një parakusht për jetën dhe një e drejtë e deklaruar njerëzore. Uji është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm – nga shëndeti dhe ushqimi, barazia gjinore dhe ekonomia. Gjatë viteve të ardhshme, sfidat tona lidhur me ujin do të bëhen më urgjente. Kërkesat në rritje të një popullsie në rritje dhe zhvillimi i shpejtë i ekonomisë globale, i kombinuar me efektet e ndryshimeve klimatike, do të përkeqësojnë mungesën e qasjes në ujë dhe kanalizime për përdorime shtëpiake. Në fakt, shumë ekspertë argumentojnë se një furnizim i paparashikueshëm me ujë mund të kufizojë progresin socio-ekonomik në të ardhmen. Disa fakte ne vijim:

2.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në shërbimet e ujit të pijshëm të menaxhuara në mënyrë të sigurt.
4.5 miliardë njerëz nuk kanë shërbime sanitare të sigurta.
Pakësimi i ujit tashmë prek katër në çdo 10 vetë.
90% e të gjitha katastrofave natyrore janë të lidhura me ujë.

80% e ujërave të zeza rrjedh përsëri në ekosistem pa u trajtuar ose ripërdorur.
Një në katër shkolla fillore nuk kanë shërbim të ujit të pijshëm, me nxënësit që përdorin burime të pambrojtura, ose që kanë etje.
Më shumë se 700 fëmijë nën moshën pesëvjeçare vdesin çdo ditë nga diarreja si pasoje e ujit te pasigurt dhe higjienës se dobët.
Globalisht, 80% e njerëzve që përdorin burime ujore të pasigurta dhe të pambrojtura jetojnë në zonat rurale.

Gratë dhe vajzat janë përgjegjëse për grumbullimin e ujit në tetë nga dhjetë familjet me ujë jashtë objekteve.

Për 68.5 milionë njerëz që janë te detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, qasja në shërbimet e sigurta të ujit është shumë problematike.
Rreth 159 milionë njerëz mbledhin ujin e tyre të pijshëm nga uji sipërfaqësor, të tilla si pellgje dhe përrenj.
Rreth 4 miliardë njerëz – gati dy të tretat e popullsisë së botës – përjetojnë mungesë të theksuar të ujit gjatë së paku një muaji të vitit.

700 milionë njerëz në mbarë botën mund të zhvendosen nga mungesa e madhe e ujit deri në vitin 2030.
90% e të gjitha katastrofave natyrore janë të lidhura me ujë.

80% e ujërave të zeza rrjedh përsëri në ekosistem pa u trajtuar ose ripërdorur.
Edhe vendi ynë duhet te përgatitet dhe te marre masa për ruajtjen e menaxhimin e burimeve ujore, te cilat janë te kufizuara.

Prandaj bëjmë apel qe uji te ruhet e te mos keqpërdorët, ta kemi atë sot por te mendojmë edhe për nesër për gjeneratat tona qe do te vijnë. Ne nuk do te dëshironim qe liqenet tona ti kemi si ne vitin 2014 kur popullata shkonte drejt asaj qe quhet dita zero(dita kur ne krojet tona nuk do te rridhte me ujë), e cila edhe mund te përsëritet ne dekadën qe po futemi.

Akumulacionet tona janë te varura vetëm nga reshjet (shiu dhe bora) dhe po te mos kemi ne periudha te gjata atëherë rezervarët tona do te jene te zbrazura. Andaj kjo çështje nuk duhet te neglizhohet, por duhet te jete prioritet I qeverise dhe i te gjithë neve qe punojmë ne këtë sektor vital për qytetarin.

SHPËRNDAJE