Kryesia e Rinisë së PDK-së kalon në LDK (Foto)

Sot, anëtarët e Kryesisë së Rinisë Demokratike të PDK-së, komunës së Shtërpcës Ardian Isufi, Ermira Mehmeti dhe anëtaret Astrit Haliti dhe Gent Aliu kanë aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Anëtarët e rinjë të LDK-së i ka pritur deputeti Armend Zemaj, kryetari i FRLDK Fidan Rekaliu deputetja Doruntinë Maloku, si dhe Kryetari i degës së komunës së Shtërpcës nga radhët e LDK-së Vali Ahmeti dhe anëtaret e Kryesisë së kësaj komune, shkruan Veriu.info.

Deputeti Zemaj tha se në kerkim të ndryshimit dhe të zgjënjyer me aktualitetin në PDK, anëtaret kanë aderuar ne LDK. Ata i mirëprita ne seline e LDK-së në Prishtinë.

Bëhet e ditur se ditëve në vijim pritet edhe aderime te reja, përderisa LDK thotë se për rininë është shënderruar në një shpresë të vetme dhe të sigurt./Veriu.info/

SHPËRNDAJE