Kryetari Bahtiri merr përkrahjen e ministrit Shala për hapjen e pikave shitëse në veri nga bizneset e jugut të Mitrovicës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka takuar Ministrin e Ministrisë së Tregtisë, Endrit Shala, me të cilin ka biseduar për gjendjen e krijuar në veri pas krizës së inskenuar humanitare nga serbët

Në këtë takim të zhvilluar në Mitrovicë, Bahtiri ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet për t’i mbështetur bizneset shqiptare të jugut të Mitrovicës për t’i hapur pikat në veri, për çka ka marrë përkrahjen e ministrit Shala, transmeton Veriu.info

Postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Sot, me Ministrin e Ministrisë së Tregtisë, Endrit Shala, biseduam për gjendjen e krijuar në veri pas krizës së inskenuar humanitare nga serbët, ku numri i bizneseve shqiptare që hapin pika shitëse në veri duhet të rritet.

Në këtë drejtim mora përkrahjen e ministrit që të angazhohemi së bashku, që bizneset nga jugu i Mitrovicës t’i hapin pikat shitëse në veri ku qytetarët do të mund të furnizohen me artikujt e nevojshëm.

Si kryetar i Mitrovicës, komunës më strategjike për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, do të mbetem 24 orë në ditë i angazhuar që t’iu shërbej gjithë qytetarëve pa dallim. Ky ka qenë synimi im kur kam ardhur në Kosovë nga Holanda dhe kështu do të punoj me përkushtim pa u lodhur asnjëherë.

Apeloj te të gjitha bizneset që të angazhohen për të kontribuar për hapjen e pikave shitëse në veri, sepse kjo i ndihmon shumë Kosovës dhe largon ndikimin e Serbisë nga kjo pjesë e shtetit të Kosovës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE