Kryetari Bahtiri njofton për gjetjen e trupit të punëtorit në gërmadha – e shpall ditë zie të martën

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka shprehur ngushllime familjes së të riut i cili pas mesnate u gjet pa shenja jete nën gërmadhat e ish hotelit “Adriatik” në Mitrovicë.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Me pikëllim ju njoftoj se para pak minutash nën gërmadha është gjetur pa shenja jete trupi i të riut, që ishte zënë pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatik”

Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shprehu ngushllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblej me Xhenet.

Të martën e shpalli Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut.

Falënderoj FSK-në, Policinë, Zjarrfikasit, ekipet emergjente komunale, qytetarët vullnetarë dhe kompanitë ndërtuese që iu bashkuan aksionit të kërkimit, sepse kanë bërë një punë të rëndë dhe me shumë rrezik nga shembja e pjesës tjetër të objektit.

AB

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE