Kryetari Bahtiri pritet nga qindra banorë në Gushavc

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është takuar me banorët në vendlindjen e tij në fshatin Gushavc, ku ka treguar se është mirëpritur nga ta.

Në këtë takim Bahtiri ka qenë i shoqëruar edhe nga anëtari i Kryesisë Qendrore, Islam Pacolli dhe nënkryetarët i degës së AKR-së në Mitrovicë, Jeton Ujkani e Gani Mustafa.

“Në Gushavc u takova me qindra banorë, me të cilët bashkëbiseduam për çështje me rëndësi për interesin e tyre. Fshatrat e banuara me shumicë shqiptare matanë Urës së Ibrit, ku jetoj edhe unë dhe familja ime, shquhen për sakrificë dhe përkushtim.

Falënderoj banorët për përkrahjen e madhe që na e dhanë për punën e bërë deri më tash, si dhe për projektet që do t’i kemi në të ardhmen.”, ka shkruar Bahtiri në Facebook./Veriu.info/

Fotografia e Agim Bahtiri

SHPËRNDAJE