Kryetari Bahtiri thërret mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka thirrur mbledhje urgjente të Kuvendit të Komunës për nesër, me datë 27.03.2020, duke filluar nga ora 10:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.

Kjo mbledhje do të mbahet në Sallën e Kulturës pasi që i plotëson kushtet e kërkuara për mbajtjen e mbledhjes urgjente, për të përfillur rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për mbajtjen e distancës.

Ndrysh, mbledhja është thirrur vetëm një ditë pas kalimit të mocionit të LDK-së, me të cilin është rrëzuar Qeveria Kurti./Veriu.info