Kryetari Bahtiri uron qytetarët për Festën e Vitit të Ri

Me rastin e festës së Vitit të Ri, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka uruar qytetarët, duke thënë se po e përmbyll një vit të suksesshëm.

“Me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës e them se po përmbyllim edhe një vit të suksesshëm në realizimin e objektivave tona, në të gjitha planet, e që kanë të bëjnë me investime në ngritjen e cilësisë së jetës, standardit dhe mirëqenies së përgjithshme.

Me angazhim dhe përkushtim të vazhdueshëm edhe gjatë vitit 2018 do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët në rrugën e realizimit të projekteve për zhvillimin e gjithmbarshëm, për jetë më të mirë për çdo qytetar të komunës sonë. Me dëshirën që viti që po vjen t’i përmbushë të gjitha pritjet tuaja, uroj që të jetë vit i shëndetit, mirëqenies, harmonisë dhe paqes mes nesh! Gëzuar e me fat Viti i Ri 2018!”, thuhet në urimin e kryetarit Agim Bahtiri.