Kryetari i Deçanit flet për përleshjen: Kanë qenë të pitë, na kanë gjujtë me shishe

Disa ditë më parë, ishin në qendër të Deçanit. Por, komuna e këtij qyteti i rrënoi pothuajse të gjithat. Bëhet fjalë për disa lokale në këtë komunë që

Kjo me arsyetimin se sipas planit urbanistik, aty po planifikohet të ndërtohet një park .

E ky vendim, nuk u pëlqeu pronarëve të lokaleve. Ata thonë që komuna nuk po ua kompenson aq sa duhet pronën e tyre.

“Lokalet jon kanë me leje te përhershme, se mos me kanë kështu, nuk i kisha shti 80 mijë euro”, ka thënë pronari i këtyre ndërtesave, Xhavit Binakaj

Një tjetër pronar, thotë që atyre iu premtuan dyqanet e para në ndërtesën prapa vendit ku më parë kanë qenë lokalet e tyre.

“Na nuk jemi kane kundër, po na i kompensu e jo me na qit ne fund dikun”, ka thënë Arsim Ukëhaxhaj.

Por, ka dikush që thotë që pas shprehjes së pakënaqësisë se tij, ishte kryetari i Deçanit ai që i sulmoi fizikisht ata.

“U shku i ka ndrru teshat, u ardh me maice edhe na ka rreh”, ka thënë Shefqet Hasani.

Kryetari i kësaj komunë, Bashkim Ramosaj, për T7 tha se përleshja fizike u evitua para se të ndodhte.

“Kanë ardh, u kanë i pite, na ka gjujte me shishe, po kanë ndërhy njerëzit edhe u evitu përleshja”, ka thënë kryetari i komunës.

Ndërsa, avokatja e njërit prej pronarëve, thotë që kishte parregullsi në procesin e rrënimit të lokaleve.

“Me ligjin e shpronësimit, duhet me u qit paret ne xhirollogari te pronareve, e 10 dite mas ksaj, kur kalon në prone publike, komuna mundet me bo çka te doje, ama komuna nuk ka prit”, ka thënë avokatja Merita Binakaj.

Por, sa i përket procesit të shpronësimit, Ramosaj deklaroi se ka një kohe të gjatë që Komuna nuk ka pasur nje proces kaq të rregullt.

SHPËRNDAJE