Kryetari i Gjykatës së Apelit tregon rrethanat në të cilat është anuluar vendimi për burgim të përjetshëm ndaj Pjetër Ndrecajt

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, është shprehur i pakënaqur me mënyrën e funksionimit të drejtësisë në Kosovë.

Shala, në emisionin “Expose”- prodhim i GazetaBlic, ka shpjeguar rrethanat dhe procedurën në të cilat është anuluar vendimi për burgim të përjetshëm që ishte shqiptuar nga kjo gjykatë ndaj vrasësit të gruas dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj.

“Situata në sistemin e drejtësisë në Kosovë nuk është keq, por a jam i kënaqur unë, nuk jam. Kjo pasi që në këtë popull ka nevojë të zbatohet ligji. Sa i përket rastit konkret unë konsideroj se procedura që ka shkuar në këtë lëndë, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka gjykuar për 24 vite të akuzuarin Pjetër Ndrecaj, ajo landë ka ardhur në Gjykatë të Apelit, derisa kolegji i Gjykatës së Apelit e ka ndryshuar atë vendimin mbi dënim dhe e ka dënuar me dënim të përjetshëm”, ka thënë ai.

“Ky aktgjykim është ankimuar në Gjykatën Supreme dhe ajo ka vendosur të prishet lënda dhe të kthehet në rigjykim, tani është në rigjykim dhe pardje Gjykata Themelore ka vendosur të dënoj për 24 vite. Por, diçka që më ka penguar është se disa persona të politikës i dhanë ato vërejtjet dhe ato komente që është në një mënyrë ndërhyrje në sistemin gjyqësor apo të bëjë presion, pasi që i kemi dy shkallshmëri në rastin konkret, nësë ajo e Gjakovës ka gabuar është Apeli që e permirëson, nëse edhe kjo gabon Supremja e përmirëson, që do të thotë nëse një vendim shkon nëpër tri shkallëshmëri, duhet të pritet vendimi I gjykatës dhe jo në këtë mënyrë, nuk është dashur as protestë të bëhet, sepse e kemi sistemin e drejtësisë të pavarur dhe cdo ndikim nga jashtë ndikon negativisht dhe gjykohet nga sistemet tjera nga ana e ndërkombëtarëve”, tha Shala.

SHPËRNDAJE