Kryetari i Suharekës i mbath çizmet dhe heq borë me ekipet e pastrimit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë ditës së sotme së bashku me ekipet e pastrimit kanë hequr borën nga rrugët e këtij qyteti.

Muharremaj shprehet se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve të Suharekës.

“Jemi të gjithë të fokusuar t’i pastrojmë rrugët, duke pasur synim obligimin tonë, shërbimin ndaj qytetarëve”, deklaron Muharremaj në rrjetin social Facebook.

Ja postimet e plota të tij:


SHPËRNDAJE