Kryetari i Vushtrrisë dhe ai i Kukësit bënë homazh tek varri i Heroit Hasan Prishtina

Në 87 vjetorin e vrasjes tinëzare në Selanik të Greqisë, të ideologut më të madh të Bashkimit Kombëtar, Heroit të Kombit, Hasan Prishtina, drejtues të Komunës së Vushtrrisë të prirë nga kryetari, Xhafer Tahiri të shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, sot kanë bërë homazhe tek varri i Heroit në Varrezat e Kukësit.

“Bashkë me nënkryetarin Besim Muzaqi, drejtorët komunal dhe kryetarin e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, bëmë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta tek varri i Heroit”, ka shkruar kreu i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

“Arsimi është shpirti i një kombi, kishte thënë Hasan Prishtina. Ai shkriu tërë pasurinë e tij, në fund edhe jetën e tij për idealin kombëtar”, ka shkruar Tahiri.

Rikthimi i eshtrave të Hasan Prishtinës në vendlindje në Vushtrri, është kërkesë e vazhdueshme dhe e kahëmotshme, ka përsëritur Tahiri. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE