Kryetari Jashari me fëmijët parashkollor: Fëmijët janë gëzimi ynë!

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka vizituar nxënësit e paraleles së ndarë të Shkollës “Shaban Jashari” dhe fëmijët e Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, në Skënderaj, të cilëve u ka dhuruar lodra.

Ja postimi i plotë i kryetarit Jashari:

I lumtur tek i shoh të buzëqeshur nxënësit e paraleles së ndarë të Shkollës “Shaban Jashari” dhe fëmijët e Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide” në qytetin tonë, ku nën buzëqeshjen e tyre të mbushur me plot hare, kemi dhuruar lodra dhe kemi pozuar bashkë me të gjithë, fëmijët, stafin dhe edukatoret.

Fëmijët janë gëzimi ynë!

SHPËRNDAJE