Kryetari Jashari pret Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Dimplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Beqir Ismailin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në një takim ambasadorin prof. dr. Beqir Ismailin, që është edhe drejtor i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, si dhe diplomaten Valbona Fazliu-Rreci, me të cilët ka shtjelluar tema të ndryshme rreth zhvillimeve në komunën tonë, si dhe janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe organizimin e vizitave të ndërsjellta në mes të kryetarit Jashari dhe niveleve të larta të disa nga shtetet arabe, sic janë Egjipti, Kuvajti, etj, atje ku Ismaili ka shërbyer.

Ismaili, përveç angazhimit në jetën diplomatike të Kosovës, ka shkruar edhe shumë libra për Familjen Jashari, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ka raportuar për media ndërkombëtare për luftën e fundit në Kosovë.

Kryetari Jashari e ka falënderuar Ismailin për kontributin e dhënë në pasqyrim të luftës së drejt të popullit shqiptar, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por edhe për librat e botuar, për Familjen Jashari dhe luftën e lavdishme të UÇK-së.

Në shenjë respekti, Jashari i ka dhuruar mysafirit Stemën e Komunës së Skenderajt.

SHPËRNDAJE