Kryetari Jashari priti në takim përfaqësues nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP) me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit të ndërsjelltë mes dy institucioneve, Kryetari Jashari njoftoi AKP-në, që pronat të cilat janë në interes të zhvillimit të Komunës, të përjashtohen nga procesi i shitjes në mënyrë që t’u ipet mundësia për kthimin e tyre në pronë komunale.

Përfaqësuesit nga AKP-ja falënderuan Kryetarin Jashari për pritjen dhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve.