Kryetari Jashari takon ambasadoren e Suedisë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck, raporton gazeta online veriu.info.

Ata kanë biseduar për tema të shumta që lidhen me nivelin lokal, ku ambasadorja u njoftua edhe me të arriturat e Komunës dhe sfidat më të cilat po përballet.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari Jashari përmes një postimi në rrjetin social facebook:

Kënaqësi të pres në takim Ambasadoren e një shteti mik siç është Suedia, znj. Karin Hernmarck Ahliny, me të cilën biseduam gjerë e gjatë për të gjitha fushat që preken nga niveli lokal.

Poashtu, përfaqësuesen e shtetit Suedez në vendin tonë, e njoftova me të arriturat e Komunës, punët që janë duke u zhvilluar si dhe sfidat me të cilat përballemi si komunë por edhe si shtet i ri që jemi e që kemi nevojë për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

SHPËRNDAJE