Kryetari Tahiri: Mirë se erdhe Z. Ministër i Luftes, Kolonel Ahmet Krasniqi

Republika e Kosovës ka pranuar nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit, të cilët do të rivarrosen nesër në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Pranim-dorëzimi i trupit u bë sot në pikën kufitare në Vërmicë nën përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Rivarrosjen e eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit e ka pritur mirë edhe kryetari i komunë së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, qytet nga i cili vjen edhe heroi.

Ja postimi i plotë i Xhafer Tahirit në Facebook:

Mirë se erdhe Z. Ministër i Luftes, Kolonel Ahmet Krasniqi.

Të dashur qytetare të Vushtrrisë, biri i Vushtrrisë, Ministri i Luftës, Koloneli Ahmet Krasniqi nga nesër kthehet per tu rivarrosur në atdhe, ne Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Tani e tutje Koloneli do të prehet pranë Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Presidentit Dr.Ibrahim Rugova.

Varrimi do të bëhet me dt. 21.09.2018, në ora 14:00 – 15:00. Homazhet fillojne nga ora 10:00h ne hollin e Kuvendit te Kosoves.

Nga Vushtrria do te kete transport te organizuar, keshtu nga ora 10:00h do te behet nisja ne menyre te organizuar nga Sheshi “Adem Jashari”. Ju ftoje qe bashke te nderojme birin e Vushtrrisë, Heroin e Kombit, Ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi.

Lavdi emrit dhe vepres së Dëshmorëve!

SHPËRNDAJE