Kryetari Tahiri priti hendbollistet e KHF Vushtrria fituese të Kupës së Kosovës

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka pritur sot vashat e Klubit të hendbollit KHF “Vushtrria”, që dje fituan Kupën e Republikës së Kosovës në edicionin 2019/2020. Përvec përkrahjes së deritanishme, kreu i Komunës së Vushtrrisë ka premtuar se do ta përkrah klubin edhe në garat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

“Në emrin tim dhe të qytetit të Vushtrrisë, falënderova Kryetarin e Klubit z. Fadil Maxhuni, trajnerin Arben Parduzi, kapitenen Shqipe Tahiri dhe të gjitha hendbollistet që po na bëjnë krenar me sukseset e tyre”, ka deklaruar kryetari Tahiri.

Komuna e ka përkrahur klubin me 7000 € nga subvencionet, ndërsa do të ndajë edhe shpërblim të veçantë edhe për titullin e fituar.

Po ashtu, i sigurova drejtuesit e klubit dhe henbollistet që Komuna do ti përkrah edhe në garat ndërkombëtare, është shprehur Tahiri në pritjen që u ka bërë hendbollisteve vushtrriase fituese të Kupës së Kosovës. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE