Kryeziu: Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kushtëzimi që vazhdon të përmendet edhe sot e kësaj dite nga shumë shtetet të Bashkimit Evropian, kur vjen puna për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Lidhur me këtë çështje, deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, thotë se institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë dështuar që të përfundojnë qoftë edhe një rast të vetëm të profilit të lartë të korrupsionit.

Kryeziu përmes një reagimi në facebook, ka thënë se deri tani nuk është shqiptuar as edhe një ditë burg e nuk është konfiskuar as edhe 1 cent nga pasuria e pa ligjshme.

Sipas anëtarit të VV’së, Kosova duhet çliruar nga kapja dhe për të kthyer besimin tek qytetarët.

“Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet kthyer besimi i verbërt në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Politika asnjëherë nuk guxon të ndërhy në punën e organeve ligj-zbatues. Qytetari pret që fuqia e hekurt e drejtësisë të tregoj veten tek i fuqishmi, e jo vetëm tek i dobëti, te politikanët e korruptuar që kanë vjedhur shtetin, jo te qytetari i rëndomtë të cilit i ka mbetur vetëm djersa e tij”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Pse nuk kemi liberalizim të vizave?

Lëvizja e lirë është e drejtë themelore. Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor i cili nuk gëzon lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Çysh nga maji 2016, kur BE-ja kërkoj nga Kosova luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por institucionet tona nuk arritën të përfundojnë as edhe një rast të vetëm të profilit të lartë të

korrupsionit, as edhe 1 ditë burg efektiv ndonjë politikani, apo të konfiskojnë edhe 1 cent nga pasuria e pa ligjshme e tyre.

11 vite nga pavarësia, Raporti i Vendit Komisionit Evropian i vitit 2019 thotë se: “Korrupsioni është i përhapur në gjitha nivelet institucionale, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimin politik”.

Më 29 nëntor 2018, Rezoluta e Parlamentit Evropian tha: “shprehim shqetësim për korrupsionin i cili është i përhapur në gjitha nivelet institucionale, dhe elementet e shtetit të kapur”.

Ne mendojmë se për të fituar liberalizimin e vizave dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, fillimisht na duhet të çlirojmë shtetin nga politikanët e korruptuar dhe krimi, duhet kthyer besimi i

qytetarëve tek pastërtia dhe kredibiliteti i politikanëve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet kthyer besimi i verbërt në pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Politika asnjëherë nuk guxon të ndërhy në punën e organeve ligj-zbatues.

Qytetari pret që fuqia e hekurt e drejtësisë të tregoj veten tek i fuqishmiq,e jo vetem tek i dobëti, te politikanët e korruptuar që kanë vjedhur shtetin, jo te qytetari i rëndomtë të cilit i ka mbetur vetëm djersa e tij.

VETTING-u në sistemin e drejtësisë që nënkupton shoshitja e pastërtisë se figurës gjithë prokurorëve dhe gjyqtareve, policisë se Kosovës dhe inteligjencës, është kushti kryesor për të mundësuar vendosjen e individëve me integritet te plote, te cilët janë të aftë për të hetuar dhe gjykuar profile te larta politike.

Vetëm me ketë vullnet politik ne mund te bindim vendet anëtare hezituese te cilat vendimmarrjen për liberalizimin e vizave e kane lidhur kryekëput me luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar.

#javakundërkorrupsionit

#liberalizimivizave

SHPËRNDAJE