Kryeziu: Presidentin në Kosovë duhet ta zgjedhin qytetarët, LDK-VV t’i ikin pazareve për pozita

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se Presidentin në Kosovë duhet ta zgjedhin qytetarët, pasi që kjo do t’i ikte kompromisit të partive politike për pazare me pozita.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kryeziu ka marrë si shembull sistemin e Kroacisë, ani pse parlamentar, Presidenti zgjedhet nga populli.

Sipas tij, njëjtë duhet të ndodhë edhe në Kosovë, në mënyrë që të shmangen pazaret politike për pozita.

“Zgjedhja e drejteperdrejte e presidentit, do te mundesonte qe ky post institucional te kishte vlera te frymes kushtetuese, do ti ikte kompromitimit te kesaj pozite permes pazareve politike, do te tejkalonte edhe situata te cilat jane te lidhura me 80 votat e nevojshme dhe provokojne zgjedhjet e parakohshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Kroacia ka sistem paralmentar, por zgjedhjen e presidentit e ben ne menyre te drejteperdrejte nga votat qytetare. Sot, sipas rezultateve preliminare, duket se ka fituar ish kryeministri, Zoran Milanoviq.

LVV dhe LDK, nese kane pasur harmonizim te programeve qeverisese per reformat e pritura politike, para seciles marreveshje do duhej te dakordoheshin qe te fillonin reformen zgjedhore.

Zgjedhja e drejteperdrejte e presidentit, do te ndihmonte ne shmangien e krizave qe mund te dalin si pasoje e mosmarreveshjeve per poziten e presidentit gjate arritjes se marreveshjeve per koalicione qeverisese.

Zgjedhja e drejteperdrejte e presidentit, do te mundesonte qe ky post institucional te kishte vlera te frymes kushtetuese, do ti ikte kompromitimit te kesaj pozite permes pazareve politike, do te tejkalonte edhe situata te cilat jane te lidhura me 80 votat e nevojshme dhe provokojne zgjedhjet e parakohshme.