Kujdes me dritaret e veturave gjatë verës: Mund ta lë të vdekur dikë brenda saj

Gjatë stinës së verës në Kosovë temperaturat maksimale arrijnë vlerat nga 32 deri në 36 gradë, e në vende tjera edhe në 40.


Shpesh edhe këto temperatura janë problem për shumë njerëz, e sidomos për të moshuarit edhe fëmijët.

Në vetura gjatë kësaj stine mund të paraqiten shumë rrezikshmëri të lartë, pasi në to lihen dyer e dritare të mbyllura dhe nuk ka ajër të freskët dhe temperatura e brendshme arrin afër 70 gradë.

Një fanpage në Facebook ‘Emergjenca’, ka njoftuar vozitësit që gjatë verës nuk bën të lihen fëmijët ose të moshuarit brenda të mbyllur në veturë, pasi është rrezik për jetën.

Nëse temperatura e jashtme është 32 gradë, atëherë për 5 minuta sa qëndron vetura e mbyllur me dyer e dritare, temperatura e brendshme kap vlerën e 36 gradë, ose nëse lihet një orë e mbyllur, temperatura arrin në 58 gradë Celsius.

Zgjidhja duhur është që të hapni dyert dhe dritaret që vetura të ajroset.

Më poshtë e keni edhe tabelën, ku mund ta shihni se sa rritet temperatura brenda veturës gjatë verës./gazetametro.net

SHPËRNDAJE