Kujdestarja e klasës publikon letrën lamtumirëse të 23 vjeçarit nga Peja, të shkruar vite më parë

Dedikimi prekës i ish-kujdestares së klasës së Milor Belegut nga Peja që humbi jetën tragjikisht nga lëndimet e marra në vendin e punës.

Nagjije Kastrati kishte qenë profesoresha e gjithashtu kujdestarja e klasës ku Milori kishte ndjekur mësimet, në shkollën e mesme të Arteve Aplikative “Odhise Paskali” në Pejë.

Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook se është tejet e prekur me humbjen e një nxënësi shembullor siç e quan ajo Milorin dhe ka postuar një shkrim prekës që Milori e kishte bërë në vitin 2012, kur e kishte përfunduar shkollën e mesme, duke u përshëndetur me shoqërinë e shkollës së mesme dhe profesorët e shkollës.

“Sot u bra cope e therrime, humba nje nxenes shembullor Milor Belegun…mes shkrimeve qe mbledh gjeta kete ese te tij…Na paska thënë lamtumire kohe me pare, me 2012”, ka shkruar Kastrati.

Ndërsa ky është shkrimi prekës i Milorit, të riut nga Peja që vdiq sot:

Lamtumire, definicion shumë i gjatë por një fjali me kuptim te urryer nga te gjithë, fjali qe arrin te shembë te gjitha muret e zemres e ta fundos fytyren ne pafundsin e loteve, un do e them per tia ndrruar kuptimin, dhe te tregoj kapitullin me te bukur te librit te jetes time. Është normale qe çdo gjë që lind jeton dhe vdes, çdo gjë që fillon e jeton dhe ka një mbarim këtë kuptim ka dhe historia ime, preferoj ta quajë histori megjithse zemra ime rreh per këta protagonist. Protagonist që ariten te futen ne zemren time e qe do jetojnë aty gjithë jeten kete kapitull qe une po e quaj histori janë te permbledhura vitet e mia te rinise, saktesisht kater vitet e shkolles. Ndonëse nga ju njihem si nje njeri me nje imagjinatë te zhvillua,r si per cudi ne keto momente truri im eshte i shperberë pa ndonje ide se qfarë te shkruaj, perveq se se eshte nje situate qe preferoj ta quajë merzi. Perse vall lejova qe te jem ky qe jam sot .Jo qe jam i zhgenjyer nga vetja ime por zemra ime refuzon te thot lamtumiren. Nuk dua qe te flas konkretisht per pesona megjithse zemra e kerkon.Po filloj nga grupi 3, nuk dua te flasë me emra besoj qe ata kuptojnë per kend po shkruaj. Falenderoj zotin qe ishim bashkë keto kater vite, qe jetuam bashke cdo moment, zemra ime arriti te kurorzohej me kuroren e diamant e ajo kurorë jeni ju antaret e grupit te dytë Egzon, Bardh, Vullnet ,Granit, ndoshta me fjalë nuk mund te shprehë dot se si u shoqeruam por nje gjë e di, qe jam krenar qe ju kam pasur shokë deri ketu. Me gjithë inspirim e momenteve qe kaluam bashkë, atë qfarë dua nuk po arrij ta shprehë per shkak se eshte pafundsia e mendimeve se si shkuan keto vite janë nje seri emocionesh, qe si kam provuar me parë dhe qe jam i sigurt qe sdo ti provoj me kurre qe mbajn nje emer lamtumira. Ndoshta loti ne keto momente do ishte ilaqi kryesor per te sheruar shpirtin. Zoti krijoj qiellin token por per ta perfeksionuar punen e tij ai ju krijoj juve. Në këto kater vite, une edhe formova karakterin tim dhe disa me quajne mendemadhë, sepse kam nje princip te ec me koken lart e serioz ne rruge, disa me quajne kokefort sepse idet e mia i mbroj me fanatizem. Me quani si te doni, kur ju them qe ky jam dhe per kete pergjegjësi te madhe japin vetem miqë si ju, qe kur une u fundosa , ju me zgjate doren e me shume mundë fjalë e keshilla me ngritet, me bete ky qe jam sot. Kuptova qe nuk ka rendesi se kush apo cfare te ben me lot kur pranë vetes ke shoqeri qe arin ti fshijë ato . Vetem shokë si ju kan diur te me bejnë te qesh me lote. Vetem ju keni ditur te ktheni mbrapsht nje lotë qe po binte ose me sakte vetem ju keni aritur qe te thani nje lot qe tashme kishte rene. Ju keni ditur qe te me mbeshtetni dhe te me kuptoni edhe kur ndihesha i vetmuar, keni aritut te kuptoni qe isha i merzitur. Megjithse vazhdoja te qeshja , ju dhe te verteten ma kuptuat dhimbjen e refenin e saj ne menyren me te butë. Vetem miq si ju, meritojne qe une ti lutem zotit qe te jeni te lumtur ! Secili nga ne i mendonim larg keto dite, keto ore ndarjesh ku planifikonim vetem fotografi e vetem kujtime por e shohim edhe vete se sa shpejt arriten. Ne nje menyre kaq te cuditshme e kaq te fuqishme, na mberthejne ca ndjenja qe as vete s’mund t’i shpjegojme dhe si te tilla na bejne te shprehim cdo gje vetem me vepra e jo me fjale. Sot fjalet s’na dalin dot, ku ti gjejme fjalet qe mund te mbajne peshen e tere kesaj qe kaluam? Ku? Ku ti gjejme shkronjat qe formojne ndjenjen qe kemi me njeri-tjetrin, ndjenjen qe na lidhi 4 vite me pare dhe sot na shkeput por vetem fizikisht. Deshem apo s’deshem, dite, jave, muaj apo edhe vite me vone ne do ta kujtojme njeri-tjetrin ne nje menyre ose ne tjetren. Ne zemren e secilit prej nesh jam e bindur se do te kete vend per çdonjerin. Femijeve tane do t’ju flasim per kete shkolle, per kete klase, per bankat, per kujdestaren tone, per profesoret, per te gjithe gjeneraten tone, per oborrin e shkolles sone, per oret e lumturise, per ndjenjat e adoleshences, per cmendurite qe kemi bere, per te sharat, per lavderatat, per gjithqka..Kjo eshte jeta ,kjo eshte ajo, ketu qendron bukuria e saj, fakti qe na meson se cfare me te vertete ka rendësi dhe cfare me te vertete na ka bere te jemi sot keta qe jemi. E dashur kujdestare, faleminderit per kujdesin qe pate per ne sepse nder te gjitha keto fjale ti je spektri i mbreterisë te kujtimeve tona. Na fale per problemet qe te shkaktuam. Na i beje hallall te gjitha. Ti e di se cdo gje ishte nen ndikimin e deshires se madhe per te mbajtur mend vitet e vecanta, vitet tona te arta. Ndoshta te gjithë po pyesni veten se pse deri ne keto momente nuk permenda njerz qe i dhanë kuptim ktyre katër viteve te mia.Te pershkruajë kater vitet e shkolles se mesme e mos te flasë per shtyllat qe me mbajten gjallë eshte e kotë. Na u bene disa vjet bashkë jo pak ama asnjeherë shumë ,nuk ka ngopje mes nesh. Ne fillim mesuam qe cdo gje te ndajmë, andaj dhe jeten e ndamë bashke . Argjent, Albion, Gentian, Ylll, Edonis… ju arritet te shfaqni te unë kurajon dhe deshiren per te perballuar sfidat e se ardhmes. Hyrja juaj ne jeten time mori nje kuptim te ri, nje kuptim qe une sot jam krenar me te. Shumë kemi kaluar bashke, shume sende e njerez provuan te vejne ne prove miqesinë tone. Ne si gjithmon bashkë kemi treguar qe miqesine po te doni vejeni ne prove por atë qe ne quajm vellëzer, atë s’mund ta tundë askush. Çdo njeri prej nesh ka problem, por cdonjeri ka mbeshteje. Ndoshta gjaku nuk na lidh por jeta dhe kuptimi i saj do na mbajne gjithmon keshtu te dashur dhe lidhur gjithmone per njeri tjetrin. DO TJU KUJTOJ NE PERJETSI KLASA IME E DASHUR XIII3

SHPËRNDAJE